Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe Durrës mbrëmjen e sotme. Tërmeti me magnitudë 3.2 ballë i shkallës Rihter, e ka pasur epiqendrën në detin Adriatik.
Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë dhe Durrës, ndërsa thellësia e tij ka qenë 10 km. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë 21 km në veri-perëndim të qytetit të Shijakut dhe 39 km në veri-perëndim të Tiranës.