Kronika

Lirohet nga burgu në Itali Moisi Habilaj, Apeli e lë në “arrest shtëpie”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:16 - 29/05/20 |
mapo.al

Ka lënë qelinë e burgut në Itali, Moisi Habilaj, kushëriri i largët i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.


Gjykata e Apelit të Catanias ka rrëzuar masën e “arrestit me burg” duke e lënë Habilajn në “arrest shtëpie”. Gjatë seancës, Habilaj ka mohuar akuzat në adresë të tij, duke kërkuar lirimin nga qelia.


Gjykata e shkallës së parë e pati dënuar Habilajn me 15 vite e 5 muaj burg.


Edhe 5 të arrestuar të tjerë si pjesë e grupit “Habilaj”, të arrestuar gjatë operacionit “Trëndafili i erërave”, kanë kërkuar rrëzimin e akuzave.


Habilaj akuzohej nga Prokuroria e Catanias si kreu i një rrjeti ndërkombëtar trafiku droge, të cilët kanë trafikuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë tonelata me lëndë narkotike marijuanë.

Më herët, Gjykata e Catanias ka liruar nga burgu edhe financierin e Habilajve, Nezar Seiti. Ky i fundit ka qenë financier i grupit kriminal, që merrej me shpërblimet dhe pagesat që kryheshin për të realizuar trafikun e narkotikeve.

I vetmi nga të arrestuarit që nuk ka kërkuar rishikimin e arrestimit ishte italiani Antonino Riela, i cili sipas dosjes së hetimit rezulton të jetë një nga kontaktet më të besuara në Catania të Moisi Habilajt.

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Catanias përmendet disa herë emri i ish ministrit të brendshëm shqiptar Sajmir Tahiri, kushëri me vëllezërit Habilaj, me automjetin e të cilit tip “Audi 8” rezulton të kenë mbërritur në Siçili Moisi Habilaj e Sabaudin Celaj.

Hetimet e mëvonshme të Prokurorisë së Catanias ndaj ish-ministrit Tahiri, nuk konfirmojnë lidhjet e tij me akrivitetin kriminal të bandës së Habilajve në Itali, duke e shpallur atë person jo nën hetim nga drejtësia italiane.

Dënimet e dhëna nga Gjykata e shkallës së parë

Moisi Habilaj – 15 vite e 5 muaj e 10 ditë

Meridian Sula – 8 vite e e 4 muaj

Nezar Seiti – 7 vjet e 4 muaj e 26 ditë

Antonino Riela – 14 vjet e 8 muaj burgim

Vinccenso Spanpinato – 10 vite e 2 muaj burgim

Angjelo Buzaka – 7 vjet e 4 muaj

Xhanluka Pasavanti – 4 vjet burgim dhe 10 mije euro gjobë

Xhuzepe Greko – 2 vjet e 4 muaj burgim dhe 4 700 euro gjobë

Ëilliam Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolino, Enrico Maria Gianquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco, e Rosario Giualiani 2 vite e 4 muaj burg e 6 mijë euro detyrim ndaj shtetit


Etiketa: , , ,

Pas