Aktualitet

Skandali i radhës i drejtësisë/ Lirohet një tjetër anëtar i “Bandës së Durrësit” (EMRI)





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 16:14 - 20/01/20 |
mapo.al

Një tjetër vendim skandaloz i drejtësisë shqiptare! Gjykata e Fierit ka liruar nga burgu një tjetër person të rrezikshëm, pjesëtar të të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”. Bëhet fjalë për shtetasin Sardian Sulejmani, lirimi i të cilit është urdhëruar nga gjyqtari Piro Sota në Gjykatën e Fierit.


“Urdherohet lirimi i menjehershem i të dënuarit Sardian Sulejmani nga IEVP Fier”, thuhet në vendimin e gjykatës.



Vendimi është marrë më datë 11 tetor 2019. Gjykata e Fierit i ka falur Sulejmanit 4 vite, 10 muaj e 17 ditë burgim. Këtë periudhë ai do ta kalojë në shërbim prove, duke mos u shoqëruar me elementë të rrezikshëm si dhe të mos kryejë asnjë vepër penale.


“Pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit të të dënuarit Sardian Sulejmani prej 4 vjet 10 muaj e 17 ditë burgim, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Sardian Sulejmani të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale”, thuhet më tej në vendim.

 

Vendimi i gjyqtarit të Fierit, Piro Sota

Tre vite më parë u lirua nga burgu truri i “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha pasi siguroi një kontratë pune në Bashkinë e Durrësit. Ndërsa javën e kaluar, gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, vendosi të lirojë kreun e kësaj bande, Endrit Dokle, e cila rrëzoi dënimin e përjetshëm me pretendimin se i pandehuri kishte kryer 20 vite burg, ishte sjellë mirë si dhe vuante nga një sëmundje.


Etiketa: , , , ,

Pas