Kryesore

Luzim Basha dhe opozita në rrugë, qindra policë marrin Teatrin Kombëtar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 06:20 - 17/05/20 |
mapo.al

Si rrallë herë në këto vite, televizionet janë live prej orës 5 të mengjesit, pasi policia ka marrë me forcë Teatrin Kombëtar, dhe ka nisur shembjen e tij.


Dhuna ka qënë e papërmbajtshme. Janë goditur artistët, gazetarët dhe përfaqësuesit e opozitës. Edmond Budina u shpreh se makineritë kanë nisur punën teksa njerezit kanë qënë brenda dhe ai tha se qeveria po kryen kështu krim edhe ndaj jetës.


Lulzim Basha u shpreh se kjo sjellje është e papracedentë, përveç një klike e korruptuar e kriminale i merr qytetarët ashtu zvarrë.


I shoqëruar ishte në polici Flamur Noka. Ai tha se nuk kishte parë ndonjëherë një dhunë aq barbare ndaj dy zonjave. Noka tha se ndërhyri për te shpëtuar zonjat, kur policia e mori edhe atë.


Basha u shpreh se dhuna nisi fillimisht ndaj medias, pasi banda kërkon erresirë tha ai.

Mbrojtësit e Teatrit, u shprehën njëzëri se shembja e godinës nisi teksa njerëzit që ishin brenda. Ështe shoqëruar edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

LEXO EDHE:

Lajmi i Fundit/ Me dhunë, policia nis arrestimet dhe shembjen e Teatrit Kombëtar


Etiketa: , , ,

Pas