Aktualitet

Makina e oficerit të policisë përplas 12-vjeçarin me biçikletë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:16 - 30/04/20 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, ku makina ka përplasur një 12-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec. Fëmija po ecte me biçikletë kur u përplas nga automjeti i ofcierit të policisë në Maqiq.


Nga të dhënat e para mësohet se fëmija është transportuar drejt spitalit rajonal me një makinë të rastit, pasi ambulanca është vonuar.


Policia po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se automjeti ishte me shpejtësi.


Korçë/Informacion paraprak


Më datë 30.04.2020, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi D. L., duke drejtuar mjetin tip “Opel” dyshohet se është përplasur me një biçikletë që lëviste një shtetas rreth 12 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në Komisariat, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas