Aktualitet

Lajmi i fundit/ Makina përplas motorin, dy të plagosur rëndë në Himarë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:38 - 25/01/20 |
mapo.al

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Himarë. Një automjet mësohet se ka humbur kontrollin ndërsa po lëvizte me shpejtësi të lartë në vendin e quajtur Potam, ku ka goditur një motor ku udhëtonin dy persona. Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije.


Personat e aksidentuar kanë marrë fraktura të rënda në trup dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës.





Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas