Aktualitet

Makina përplas motorin në Tiranë, lëndohet gruaja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:33 - 07/05/20 |
mapo.al

TIRANË – Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.


Sipas raportimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një motor, dhe për pasojë është plagosur pasagjerja e këtij të fundit.


Identiteti i saj ende nuk bëhet me dije por mësohet se M.L., 53 vjeç ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.


Njoftimi i policisë


Tiranë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Xhamllik”, një mjet me drejtues shtetasin P.M., është përplasur me një mjet motorr pa targë, me drejtues shtetasin A.L, ku për pasojë është lënduar pasagjerja në motorr shtetasja M.L, rreth 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas