fbpx

Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje kalimtarin





               Publikuar në : 17:53 - 18/11/19 |
mapo.al

Një burrë rreth të 60-tave ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Elbasan pasditen e sotme, konfirmoi policia.


“Në lagjen ‘28 Nëntori’, shtetasi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip ‘Volkswagen’, ka aksidentuar një shtetas  këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë”, bënë me dije burime zyrtare nga blutë e Elbasanit.



Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas