FIER – Një person është mbytur mesditën e sotme në Fier, në grykëderdhjen e lumit Vjosë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Selishtë. Ka qenë ora 13:40 kur Armando Bega, 30 vjeç, është futur në ujë për t’u freskuar.
Bega ka qenë në shoqërinë e dy shokëve të tij, të cilët nuk kanë mundur ta shpëtojnë. Armando Bega ishte baba i një vajze të mitur. Policia dhe polumbarët po punojnë për të gjetur trupin e pajetë të Begës i cili është marrë nga rrjedha e Vjosës.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.