Aktualitet

Tragjike në Korçë, fëmija 8 vjeç mbytet te ‘Parku Japonez’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 14/05/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mesditën e sotme. Një fëmijë 8 vjeç është mbytur në një rezervuar.


Ngjarja ka ndodhur në “Parkun Japonez” dhe fëmija është parë i mbytur nga kalimtarët. Dyshohet se fëmija ishte duke luajtur dhe ka rënë aksidentalisht në rezervuarin e ujit.


8-vjeçari ishte i shoqëruar nga një tjetër fëmijë më i rritur, i cili nuk e ka ndihmuar dot kur shoku i ra në liqen.



Korçë/Informacion paraprak

Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.

Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas