Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë sot në 14:30 një konferencë shtypi. Dalja e Metës për mediat vjen pas takimeve që ai zhvilloi me kryedemokratin Lulzim Basha dhe krerët e partive të koalicionit opozitar. Në zyrën e Metës mbërritën gjithashtu edhe ambasadorët e BE.
Në fokus të takimeve ishte kriza politike dhe 30 qershori. Mbetet për t’u parë qëndrimi i kreut të shtetit lidhur me zgjedhjet e të dielës, të cilat janë zhdekretuar nga Meta në datën 10 qershor, por që mazhoranca vijoi fushatën elektorale, duke refuzuar dekretin.
Nuk përjashtohet mundësia që Meta të dekretojë datën e re të zgjedhjeve.