Aktualitet

Meta njofton konferencë për mediat sot në 17:00






               Publikuar në : 11:19 - 11/09/19 |
mapo.al

Këtë pasdite, në orën 17:00 në Presidencë, kreu i shtetit Ilir Meta do të mbajë një konferencë për mediat. Siç bën të ditur Presidenca, konferenca do të jetë në lidhje me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.


“Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”, thuhet në një njoftim zyrtar të Presidencës.

Ekspertët e Venecias mbyllin sot vizitën në Shqipëri pas qëndrimit dy ditor në vendin tonë. Në një prononcim për median, drejtuesi i delegacionit, Kaarlo Tuori, u shpreh në përfundim të takimeve në Tiranë, se ata e kanë të qartë nëse presidenti ka shkelur apo jo Kushtetutën, po me raportin final do të njihemi në 11 tetor.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 tetor”, tha ai.

Vetë kreu i shtetit, në raportimin përpara Komisionit Hetimor Parlamentar u shpreh se zhdekretoi datën e zgjedhjeve vendore, 30 qershor, pas informacioneve sekrete se gjatë protestës së opozitës më 8 qershor, do tentohej të digjej Parlamenti. Meta tha se mori këtë vendim për hir të interesave kombëtare, duke iu referuar asaj që i ngarkon Kushtetuta.

“Presidenti nuk mund të lejonte apo nuk mund të mos shmangte një Rajshtag të ri në Shqipëri një ngjarje e cila mund të prodhonte jo vetëm plagosje dhe dëmtime nga ana e policisë dhe qytetarëve por edhe pasoja për jetën e qytetarëve përveçse shkatërrim të imazhit të vendit tonë, që ishte dëmtuar nga ngjarjet e mëparshme”, tha Meta.

LEXO EDHE:

Ekspertët e Venecias: E kemi një ide nëse Meta ka shkelur Kushtetutën


Etiketa: , ,

Pas