Kryesore

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, preket nga koronavirusi, ja gjendja e saj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 15/02/21 |
mapo.al

Nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social “Facebook”, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi informon se është prekur nga COVID-19.





Ajo shprehet se është karantinuar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve.


Ministrja e Arsimit thekson se po përmbush detyrat e saj nga shtëpia, teksa apelon tek të gjithë për respektimin e masave anti-COVID me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.




Statusi në Facebook


“Të dashur miq,


Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.

Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit.

Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!” 

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas