Miratimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në Kuvendin e Shqipërisë me votat e PS dhe opozitës parlamentare, ka sjellë reagimin e kryedemokatit Lulzim Basha.
Votimin e në Kuvend pa konsensusin e Opozitës së Bashkuar, Basha e quan si hapin e fundit të Edi Ramës drejt greminës.
Kreu i PD ka reaguar në Twitter duke shkruar: Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!
LEXO EDHE:
Miratohet me 97 vota Kodi Zgjedhor, opozita parlamentare bashkon votat me PS