Aktualitet

Itali/ Moisi Habilaj dënohet me 15.5 vite burg (Të gjitha vendimet)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:52 - 19/06/19 |
mapo.al

Moisi Habilaj është dënuar me 15.5 vite burg për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike Shqipëri-Itali. Ai u arrestua në tetor të vitit 2017 në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Trëndafili i erës”. Gjyqi është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Katania.






Krahas Habilajt, i cili është dënuar me 15 vite e 5 muaj e 10 ditë burg, me tetë vite e katër muaj burg është dënuar Meridian Sula, 7.4 vite për Nezar Seitin, Antonino Riela 14 vjet e 8 muaj burgim, Vinccenso Spanpinato 10 vite e 2 muaj burgim. Angjelo Buzaka, 7 vjet e 4 muaj, Xhanluka Pasavanti 4 vjet burgim dhe 10 mije euro gjobë. Xhuzepe Greko, 2 vjet e 4 muaj burgim dhe 4700 euro gjobë.


Me të njëjtën dënim është dhe Rozorio Xhuliano. Lidhur me këtë çështje në Itali është pyetur dhe ish-ministri i Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, por për shkak të mosgjetjes së provave, çështja ndaj tij është arkivuar. Ndërkohë vëllai i Moisi Habilaj, Florian Habilaj vijon të jetë në kërkim dhe nuk është kapur ende nga policia italiane.

Lexo edhe :  Në kërkim ndërkombëtar si trafikant droge, punonte doganier në Durrës






Avokati i Moisi Habilajt u shpreh gjatë seancës gjyqësore se klienti i tij nuk është koka i trafikut të drogës, por vetëm korrier i ngarkesave që niseshin nga Shqipëria me destinacion brigjet italiane.




1




Etiketa: , , , ,

Pas