Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare Avni Mula.
Ishte e bija, Inva Mula e cila ndau në rrjete sociale lajmin se i ati ka ndërruar jetë.
“Gjiganti jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!
Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryhen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”, shkruan Inva Mula.
Avni Mula mbetet një nga zërat më potentë të skenës dhe Operas shqiptyare, për shumë dekada.