Aktualitet

Ndahet nga jeta papritur kryebashkiaku i Rrogozhinës, Haxhi Memolla





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:54 - 22/02/20 |
mapo.al

Është ndarë nga jeta papritur në moshën 52-vjeçare, kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.


Gazeta MAPO mëson se një goditje në zemër i ka marrë jetën kryebashkiakut socialist mesditën e sotme, teksa ndodhej në Dibër, për të parë ndeshjen mes Korabit vendas dhe Egnatias, ndeshje kjo e vlefshme për kategorinë e parë.



Memolla ka qenë duke pirë kafe në një prej lokaleve të qytetit të Peshkopisë, kur papritur nuk është ndjerë mirë. Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Peshkopisë për të marrë ndihmën e parë, ai nuk ma mundur të mbijetojë.


Memolla mbante postin e kryebashkiakut të Rrogozhinës, prej 30 qershor të 2019, pasi u zgjodh në zgjedhjet lokale. Ndërsa mandatin e kaluar, 2015-2019, ka mbajtur detyrën e nënkryetarit të kësaj Bashkie.

Memolla ishte njeri me reputacion pozitiv dhe gëzonte respektin e banorëve të Rrogozhinës dhe jo vetëm.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas