Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, Maks Velo





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:25 - 07/05/20 |
mapo.al

Shuhet në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo. Lajmi është konfirmuar nga të afërm të Velos pasditen e kësaj të enjte.


Mësohet se prej disa ditësh, Maks Velo ishte i shtruar në QSUT, pasi vuante nga anemia e theksuar. Ai ishte një nga 175 arkitektët më të mirë në botë.


Kush ishte Maks Velo
Maks Velo u lind në Paris, në vitin 1935, në familjen e Sotirit, të diplomuar mjek në Athinë dhe të specializuar okulist në Francë dhe Ani Poros, vajzës së një emigranti nga Dardha e Korçës. Kur ishte 5 vjeç, familja e tij u kthye në Korçë, ku Maksi kreu studimet deri në vitin e dytë gjimnaz.


Në Korçë, Maks Velo ka qenë nxënës i piktorit Vangjush Mio. Në vitin 1952, familja është zhvendosur në Tiranë, ku Maksi ka përfunduar dhe studimet e larta në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit-Arkitekturës. Dhe pse me profesion arkitekt, piktura ka qenë një pasion, të cilin Maksi e ushtronte rregullisht, i tërhequr nga rryma impresioniste, ekspresioniste dhe surrealiste.


Këto prirje në pikturë dhe qëndrimi kundër doktrinës socialiste në art dhe politikë, sollën dërgimin e tij në disa fshatra derisa e arrestuan në vitin 1978, kur ishte 43 vjeç. Dy vite më parë ai ishte ndarë nga bashkëshortja, me të cilën ka një djalë. Ish-bashkëshortja dëshmoi kundër Maksit për qëndrimet e tij moderniste në pikturë.

U akuzua për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit dhe u dënua me 10 vjet burg. Shumë nga pikturat dhe objektet artistike që iu gjetën në shtëpi, 249, u shkatërruan me urdhër të Gjykatës. U lirua me amnisti para mbushjes së afatit të dënimit, në vitin 1986.

Me ardhjen e viteve ’90, Maks Velo ka botuar një varg librash me tregime dhe skica rreth kohës së burgut si dhe një koleksion të madh pikturash.

Ai është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura” etj.

Si artist, ai krijoi në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër ishte i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas