Kronika

Ndërron jetë 62-vjeçari nga COVID-19, 45 viktima në vend





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:34 - 22/06/20 |
mapo.al

Shënohet viktima e 45 nga koronavirusi në vendin tonë.


Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID-19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.


Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale.


Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19.


Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID-19 në vend.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas