Aktualitet

Ndërron jetë në Spitalin Infektiv 85-vjeçarja me Covid-19, viktima e 34-të në Shqipëri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:41 - 05/06/20 |
mapo.al

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID-19.


85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.


85-vjeçarja është viktima e 34-të e COVID-19 në Shqipëri.


Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë higjienën vetjake, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas