Kronika

Ndërron jetë nga COVID-19 pacienti 66-vjeçar te Infektivi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:03 - 25/06/20 |
mapo.al

Një pacient 66-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID-19, i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë.


Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë.


Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 66-vjeçari, i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.


Që nga fillimi i epidemisë, 49 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv.


“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes në zbatimin e rregullave në përditshmëri dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Task-Forca anti-COVID vijojnë të jenë në terren 24/7 për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të protokolleve të sigurisë“, thekson Ministria e Shëndetësisë.


Etiketa: , ,

Pas