Aktualitet

Ndotën lumin Erzen, gjobiten 10 subjekte në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:50 - 04/06/20 |
mapo.al

10 biznese janë gjobitur nga policia, pasi shkarkonin ujërat e ndotura në Lumin Erzen. Bizneset janë gjobitur me nga 2 milion lek.


“Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duke u bazuar në planin e masave për azhornimin e situatës mjedisore të lumit Erzen, në territorin e Qarkut Tiranë ka konstatuar 10 subjekte, të cilat shkarkonin ujëra të ndotura në lumë.


Ndaj këtyre subjekteve IKMT ka marrë masë administrative me gjobë 2 milion lekë për secilin.


IKMT dhe Policia e Shtetit vijon evidentimet për parandalimin e masakrës mjedisore në lumin Erzen dhe kudo tjetër dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi që shkakton ndotje, duke ftuar çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital”, – thotë policia.



Etiketa: , , ,

Pas