Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur shqetësimit të qytetarëve lidhur me zërat që flasin për izolim total i vendit në prag të fundjavës, do të nisë që nga kjo e premte e cila përkon me festën e 1 majit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë njofton se nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme, duke shtuar ata që janë në punë mund të lëvizin normalisht, por duke respektuar rregullat.
Kreu i qeverisë njofton gjithashtu se sot pasdite do të njoftohet zgjerimi i hartës së zonave të gjelbra, në ato qytete ku tashmë nuk ka më të infektuar me COVID-19.
Postimi
NË PËRGJIGJE TË SHUMË PYETJEVE PËR DITËN E NESËRME, 1 MAJ:
Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave😊
Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta.