Kronika

Ngacmoi vajzën në rrugë, efektivi përjashtohet nga Policia e Shtetit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:17 - 04/05/20 |
mapo.al

Identifikohet polici, videoja e të cilit bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku shfaqej duke bërë skena të turpshme me një vajzë në rrugë.


Bëhet fjalë për shtetasin M. K, punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3.


Për këtë punonjës u bë pezullimi nga detyra dhe u mor masa e përjashtimit nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit, njoftoi Policia e Shtetit përmes një deklarate për mediat.


Policia e Shtetit thotë se dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.


Reagimi i Policisë së Shtetit
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie që ka shkelur rëndë Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, duke cenuar imazhin e Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për të filluar menjëherë hetimin disiplinor.

Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, identifikuan punonjësin e Policisë, i cili është shtetasi M. K, punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Për këtë punonjës u bë pezullimi nga detyra dhe u mor masa e përjashtimit nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

LEXO EDHE: 

Video që po çan rrjetin, polici në Tiranë nuk përmbahet

Video e ngacmimit të policit, ish-deputeti: Llesh Ministri, si faj i pa ndëshkuar


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas