Aktualitet

Maliq/ Ngacmon seksualisht vajzën e tij 18-vjeç, arrestohet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:28 - 13/05/20 |
mapo.al

Policia në Maliq ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18-vjeç. Vajza ka denoncuar babain e saj për ngacmimet dhe ky i fundit sot është vendosur në pranga nga policia.


18-vjeçarja ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkonte të kryejnë marrëdhënie seksuale.


I arrestuari me iniciale R. M., 37 vjeç, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj 18-vjeçares.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare” – njofton policia.


Ndërkohë,  ditën e sotme dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Fierit, pas një kallëzimi nga një 23-vjeçare se këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri më datën 5 maj.

 


Etiketa: ,

Pas