Një person ka humbur jetën te rruga “Siri Kodra” në Tiranë. Qytetarët kanë raportuar në polici për një burrë pa shenje jete.
Ende nuk dihet nëse ka ndodhur aksident apo ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Policia thotë se po punon për të zbardhur ngjarjen.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.11.2020, rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth 60 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
1
Etiketa: nje i vdekur ne Tirane