Fasoneritë në Krujë vijojnë të jenë burimi i përhapjes së koronavirusit. Një tjetër person ka rezultuar me COVID-19 në Krujë. Bëhet fjalë për një fasoneri me rreth 300 puntorë.
Fasoneria është mbyllur në datën 8 prill, ditën kur punonjësi shfaqi simptomat, por ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë të infektuar. Janë më shumë se 10 të infektuar me koronavirus në Krujë dhe Kurbin, ku të gjithë personat e kanë marrë koronavirusin gjatë punës në 2 fasoneri të Krujës.
Në Krujë janë 27 fasoneri, ku 20 prej tyre vijojnë punën, ndërsa 7 kanë pezuluar aktivitetin nga dyshimet se ka punonjës me koronavirus.