Aktualitet

Një tjetër i prekur me koronavirus në Elbasan, skandali me restorantin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:47 - 08/04/20 |
mapo.al

Shkon në 12 numri i të prekurve me koronavirus në Elbasan, Ka rezultuar pozitive me koronavirus, gruaja e 46-vjeçarit, i cili dy ditë më parë rezultoi i infektuar. Lajmi i mirë në Elbasan është se asnjë prej familjarëve të tjerë të 46-vjeçarit nuk është prekur. Nga 12 tampone që janë bërë, vetëm gruaja e tij rezultoi pozitive.


46-vjeçari është pronar i restorantit të njohur që ndodhet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit i cili prej fillim javës pasi rezultoi i infektuar me Covid 19


Restoranti i çiftit përkatësisht 46 vjeç dhe 40 vjeçe dyshohet se mund të ketë qenë vatra nga ku është përhapur Koronavirusi në Elbasan .Kjo sipas mjekëve epidemiologë shpjegohet me faktin se rreth 90% e rasteve që rezultojnë pozitiv në Elbasan kanë qenë frekuentues të Restorantit në fjalë edhe gjatë javës së kaluar pasi ai ka qëndruar i hapur në fshehtësi të autoriteteve dhe dyshohet se është frekuentuar edhe nga gjykatës e prokurorë gjatë periudhës së vetë izolimit duke zbuluar kështu edhe anën e panjohur të një skandali me pasoja për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas