Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.
I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen. 88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave.
Në këtë mënyrë shënohet viktima e 34-të nga koronavirusi në vendin tonë. Më herët ka ndërruar jetë edhe një grua në Spitalin Infektiv, por Ministria e Shëndetësisë tha se nuk ishte shkak virusi, por sëmundje të tjera.
Ministria e Shëndetësisë thekson se edhe kjo vdekje nuk lidhet me koronavirusin.