Kronika

Krijoi monopol me shantazh, OFL i sekuestron 1.2 milion litra naftë të Lul Berishës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:04 - 05/05/20 |
mapo.al

Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar 1.2 milion litra naftë në Durrës, që i përkasin Lulzim Berishës. Nafta ndodhej në një magazinë doganore në pronësi të tij dhe Enver Shoshit.


Dyshohet se ky biznes ushtronte aktivitetin nëpërmjet shantazhit ndaj konkurrencës duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.


Më herët OFL kishte nisur hetimet për pasurinë e Lul Berishës dhe pavarësisht se i ishte hequr licenca e biznesit, ai ka vijuar të ushtrojë aktivitetin për naftën e anijeve të peshkimit, nëpërmjet shantazhit.



Njoftimi


Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, përgjatë dy muajve të fundit, OFL nuk e ka ndërprerë punën asnjë ditë. Në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, OFL ka vijuar hetimet dhe goditjen e subjekteve të Ligjit Special.


Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat L. B. & E. SH.

Lexo edhe :  'Një ofertues për rrugën Milot-Fier' - Alibeaj: Rama kërkon të vjedhë, projekti do dështojë

Këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”. Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

Pasi e ka ndjekur fillin e këtij organizimi kriminal, OFL ka kryer mbrëmë operacionin e sekuestros dhe po vijon, në bashkëpunim me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar, hetimin intensiv për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë publikë e privatë.

OFL do informojë publikun në vijimësi për ecurinë e këtij operacioni të rëndësishëm, i cili tregon edhe njëherë se pasuritë kriminale nuk do të mbijetojnë në duart e subjekteve të Ligjit Special apo familjarëve e rrethit të bashkëpunëtorëve të tyre.

Lul Berisha


Etiketa: , , , ,

Pas