Kuvendi ka zgjedhur Olsjan Çelën Kryeprokuror të Republikës. Ai ka marrë mbështetetjen e 101 deputetëve, ndërsa dy vota ishin kundër. Çela pkUason në detyrë Arta Markun e cila u abstenua me 78 vota, 11 pro dhe dy kundër. Në garë ishte edhe Fatjona Memçaj, e cila mori vetëm 8 vota pro, 16 kundër ndërsa 78 deputetë abstenuan. Olsian Çela u betua para deputetëve me dorën mbi Kushtetutë.
Olsjan Çela ishte kandidati i parë i radhitur në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Pas tij renditeshin Arta Marku dhe Fajona Memçaj. Kryeprokurori zgjidhet me shumicë të cilësuar votash. Kandidati duhet të marrë të paktën 84 vota. Përndryshe emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Olsian Çela do jetë Prokuror i Përgjithshëm për një mandat 5-vjeçar. Prej dy vitesh ky dikaster u drejtua nga Arta Marku, si prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, e cila garoi edhe për mandat të plotë Kushtetutes.
Olsjan Çela e ka nisur karrierën e tij në vitin 2001 pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, ndërsa në 2004 e aktualisht prej 15 vitesh është prokurori pranë Krimeve të Rënda.
Ai drejtoi për 4 vite me radhë prokurorinë për Krime të Rënda, kohë gjatë së cilës u goditën banda të fuqishme kriminale.
Madje ai ka një histori përplasjeje me prokuroren e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku pasi ajo e transferoi përkohësisht në institucionin e akuzës në Berat, pas një debati për dosjen “Shullazi” tek Krimet e Rënda”.
I konsideruar si “prokurori i dosjeve të forta”, e nisi karrierën e tij në drejtësi në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ushtroi detyrën e prokurorit në institucionin e akuzës në kryeqytet. Në 2004, u emërua prokuror tek Krimet e Rënda, institucion që e drejtoi për një periudhë katër vjeçare.
Është njohës i 4 gjuhëve të huaja. Prokurori Çela ka hetuar disa dosjet e bujshme, siç është Xibraka, apo grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa. Më herët, ai hetoi për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklës.