Kryesore

Opozita letër mazhorancës, kërkon takim për Reformën Zgjedhore: Deri tani asnjë kompromis





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:32 - 23/05/20 |
mapo.al

Partitë e koalicionit opozitar përmes një letre, kërkojnë takim me mazhorancën për të diskutuar lidhur me ecurinë e Reformës Zgjedhore.


Letra mban firmën e përfaqësuesve të opozitës në tryezën e reformës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili dhe i drejtohet Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, ndërsa kanë vënë në dijeni për këtë qëndrim partnerët ndërkombëtarë të përfshirë në proces, BE, SHBA, OSBE dhe KiE.


“Reforma aktuale ka filluar me kërkesë të Opozitës në 2017 dhe falë veprimeve të njëanshme për minimin e saj nga shumica qeverisëse, ka qene e pamundur përmbyllja e saj“- thuhet në letrën e opozitës, ku përmendet se për shkak të shkeljes së standardeve nga ana e mazhorancës për 3 procese zgjedhore me radhë, reforma zgjedhore është rikthyer si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me BE.



Duke vënë në dukje përgjegjësinë edhe përpjekjet e qeverisë për të dështuar procesin, përfaqësuesit e opozitës theksojnë në letër vullnetin e saj për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë patur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik. Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike”– shkruajnë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Nga letra opozitës bie në sy se pavarësisht shumë takimeve mes palëve dhe shumë propozimeve, konsensusi është ende larg.

“Deklarimet tuaja se është gjetur kompromisi për një sërë çështjesh janë të pavërteta dhe synojnë vetëm fshehjen e të vërtetës që deri më sot nuk ka kompromis për çështjet themelore, për të cilat Opozita e Bashkuar ka paraqitur propozime konkrete”, thuhet në letrën e përfaësuesve të opozitës, duke kërkuar takimin e grupit politik të hënën më 25 maj.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas