Friday, July 22, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tjetër ngjarje tragjike, pacienti me koronavirus hidhet nga ballkoni i Infektivit

by mapo.al
10/11/2020
in Kronika, Kryesore
0

Tjetër ngjarje tragjike te spitalet COVID në vend.

Një pacient me koronavirus është hedhur nga ballkoni i spitalit Infektiv, ku po trajtohej prej disa ditësh, pasi simptomat e sëmundjes kishin agravuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të mesditës së sotme.

Policia raporton se pacienti që është hedhur nga Infektivi është R.B, 69 vjeç. Ai ka mundur të shpëtojë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Kanë qenë kushtet e rënduara psikologjike që kanë shtyrë të moshuarin të tentojë t’i japë fund jetës.

Ky është rasti i katërt tragjik në spitalet COVID të Tiranës dhe i pari që ndodh te spitali Infektiv. Tre rastet e mëparshme janë regjistruar te spitali COVID2 “Shefqet Ndroqi”, ku kanë ndërruar jetë tragjikisht të tre pacientët.

I fundit vetëm një javë më parë ku 52-vjeçari Preng Gjonaj u hodh nga dritarja e katit të katërt të spitalit duke ndërruar jetë në vend.

Përpara tij kanë ndodhur edhe dy ngjarje të tjera tragjike te i njëjti spital. Me 2 shtator në mbrëmje Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, 65 vjeç u vetëhodh nga spitali duke gjetur vdekjen.Pacienti ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar.

Ndërkohë me 13 gusht, Xhino Koça, 29 vjeç, në gjendje të rënduar psikologjike u hodh gjithashtu nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

29-vjeçari kishte rreth një vit me probleme të shëndetit mendor. Në celularin e tij u gjet një SMS që u kishte dërguar familjarëve ku u thoshte se kishte vendosur t’i jepte fund jetës pasi kishte bërë gjëra përtej limiteve të tij. Në fund të SMS thuhej: “Takohemi në botën tjetër”!

Ekspertët bëjnë të ditur se rritja e rasteve të tentativave për vetëvrasje te spitalet COVID vjen si rrjedhojë e problemeve të natyrës psikologjike që shkakton koronavirusi te të infektuarit dhe pacientët që trajtohen në kushte spitalore.

Ndërsa një tjetër shkak sipas mjekëve, janë haluçinacionet që Covid-19 shkakton te pacientët për shkak të nivelit të ulet të oksigjenit në tru, çka mund t’i shtyjë në akte vetëvrasjeje.

LEXO EDHE: 

Pacienti u hodh nga Infektivi, Policia: Ka shpëtuar, ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Pamjet e para te Infektivi, pasi 69-vjeçari me koronavirus u hodh nga spitali (FOTO)

Tags: Covid-19KoronavirusiPacienti me COVIDSpitali Infektiv

JU SUGJEROJME

Meta, vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin
Aktualitet

Meta, vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

22/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një rast i humbur për të ndenjur shtrembër e folur drejt për Hashim Thaçin me shokë

21/07/2022
Çmimi Kadare 2021 përkthehet në gjuhën frënge
Kryesore

Çmimi Kadare 2021 përkthehet në gjuhën frënge

21/07/2022
Romani “Zogjte e qyqes” i Gani Mehmetajt, tashmë flet frëngjisht
Kryesore

Romani “Zogjte e qyqes” i Gani Mehmetajt, tashmë flet frëngjisht

21/07/2022
Next Post

Pacienti u hodh nga Infektivi, Policia: Ka shpëtuar, ndodhet nën kujdesin e mjekëve

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Meta, vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin
  • Një rast i humbur për të ndenjur shtrembër e folur drejt për Hashim Thaçin me shokë
  • Çmimi Kadare 2021 përkthehet në gjuhën frënge
  • Romani “Zogjte e qyqes” i Gani Mehmetajt, tashmë flet frëngjisht
  • Qeveria dhe lëvizja Foltorja zhvillojnë të njëjtën luftë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In