Aktualitet

Pak orë para protestës, blindohet hyrja e Kryeministrisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:39 - 18/05/20 |
mapo.al

Disa orë përpara protestës së thërritur nga Aleanca për Teatrin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, punonjësit e Kryeministrisë kanë nisur të forcojnë me veshje metalike dyert e këtij institucioni.


Nuk dihet nëse autoritetet kanë të dhëna për akte dhune gjatë protestës së sotme, por përforcime të ngjashme të dyerve të Kryeministrisë janë parë përpara protestave të mëparshme të opozitës.


Protesta e sotme e Aleancës për Teatrin do të ketë dhe mbështetjen e opozitës, liderët e së cilës, gjatë ditës së djeshme kanë bërë thirrje për mosnjohjen e shtetit të Edi Ramës.




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas