Një person po tentoi të hidhet nga një pallat përballë banesave sociale në Shkozë të Tiranës.
Burri ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike, ndërkohë mendohet se shkak mund të jenë problemet që ai ka patur kohët e fundit.
Më pas 60-vjeçari ka pranuar të zbresë nga pallati.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2020, rreth orës 18:25, tek uzina autotraktoreve, shtetasi J.B., rreth 60 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëhidhet nga lartësia, i cili u neutralizua nga shërbimet e Policisë dhe me pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.