Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi vjen vetëm dy ditë pas prishjes së Teatrit Kombëtar, ndërkohë që Ambasada Amerikane ende nuk ka mbajtur një qëndrim lidhur me situatën.
Rama dhe Yuri Kim janë takuar në godinën e kryeministrisë për rreth 1 orë. Më herët Rama dhe Veliaj janë shprehur se ambasadorët i kanë informuar për situatën me teatrin.
Pas prishjes së teatrit reaguan vetëm disa prej ambasadorëve të vendeve të BE-së në Shqipëri.
Më herët ishte kreu i PD-së Lulzim Basha, që zhvilloi takim me ambasadorët e BE-së në vendin tonë.