Aktualitet

Lajmi i fundit/ Pas tre viktimave, koronavirusi mbërrin në Romë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:06 - 23/02/20 |
mapo.al

Italia ka hyrë në ditën e dytë të makthit nga koronavirusi. 11 komuna të rajoneve të Lombardisë dhe Venetos në veri të Italisë, në të cilat jetojnë mbi 50 mijë banorë, janë izoluar.


Në mbrëmje autoritetet italiane konfirmuan se një person është diagnostikuar me koronavirus edhe në Romë në zonën Garbatella.



Deri tani virusi ka vrarë tre shtetas italianë, një 78 vjeçar në Veneto dhe një 77 vjeçare në Lombardi, ndërsa viktima e fundit u raportua në Cremona.


Mediat italiane raportojnë se të paktën 3 persona kanë vdekur, ndërsa janë konfirmuar 149 persona të infektuar. Në Lombardi janë të paktën 88 raste të konfirmuara (përveç një viktime).

Në Veneto 24 (që i shtohet dhe një i moshuar që humbi jetën), në Piemonte 6, në Emilia Romagna 9 dhe në Lazio 2.

Aktualisht, 129 persona janë nën vëzhgim në spital, ndërsa 22 janë në izolim në shtëpi.  Në total, janë zbuluar 153 të infektuar, tre prej të cilëve deri më tani kanë humbur jetën.


Etiketa: , ,

Pas