Kryesore

Pas tre vitesh mungesë, Gjykata Kushtetuese jep vendimin e parë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:30 - 26/01/21 |
mapo.al

Sot Gjykata Kushtetuese mori vendimin e parë. Pas 3 viteve mungesë, gjyqtarët sot zhvilluan seancën e parë dhe në shqyrtim morën kërkesën e Gjykatës së Tiranës që kërkonte interpretim për anti-kushtetutshmërinë e nenit 453 te kodit të procedurës penale.





Prej 2017 kodi i procedurës penale i ndryshuar parashikon se ankimet për gjykimet në mungesë rishikohen nga gjykata që ka dhënë vendimin në dhomë këshillimi me një gjyqtar.


Pas shqyrtimit, gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzonte kërkesën duke mos e ndryshuar Kodin e Procedurës penale për gjykimet në mungesë.




“Gjykata Kushtetuese, në datën 26.01.2021, ka marrë në shqyrtim kërkesat me nr.G-11, datë 11.09.2018; G-3, datë 20.03.2019; G-4, datë 14.05.2019; G-1, datë 10.02.2020 dhe G-6, datë 18.09.2020 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale (“KPP”), si dhe i togfjalëshit “… i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr.35/2017.

Lexo edhe :  Elton Debreshi ankesë në Kushtetuese: Të hiqet pragu kombëtar 1%

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës.


Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr.99/2016” mbyllet njoftimi i Kushtetueses.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas