Kronika

Pas vrasjeve dhe kanabisit në Shkodër, largohet Drejtori i Policisë, ja kush emërohet







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:48 - 15/10/20 |
mapo.al

Pas dy vrasjeve, një atentati dhe parcelave me kanabis që janë gjetur në Shkodër, është shkarkuar nga detyra, drejtori i Policisë Niko Brahimaj.


Largimi i tij mendohet se ka të bëjë me ngjarjet e fundit dhe se Policia e Shkodrës ka dështuar të zbulojë parcelat me kanabis.


Drejtori i ri i Policisë Shkodër është emëruar Lorenc Meta, shef komisariati në këtë qytet.



Edison Çutaj dhe Klement Pepaj u vranë në Malësinë e Madhe, ndërkohë që aty u gjetën edhe parcela me kanabis.


Më pas iu bë atentat shefit të Policisë Bashkiake Malësi e Madhe, Mentor Hasanajt, në lagjen Dobraç të Shkodrës.


Asnjë prej autorëve të këtyre ngjarjeve nuk është arrestuar.


Etiketa: , ,

Pas