Kronika

Për të tretën ditë radhazi, vetëm 4 raste të reja me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 13/05/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat ditore të koronavirusit në vendin tonë.


246 testime janë bërë 24 orët e fundit të dyshuar për COVID-19, nga të cilët, për të tretën ditë me radhë, kanë rezultuar pozitivë vetëm 4 raste.


Pacientët e rinj janë 2 nga Berati dhe 2 nga Tirana. Dr. Flutura Beqo bëri të ditur mes të infektuarve të rinj është edhe një grua shtatzënë.


246 testime – Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive. Në 24 orët të fundit janë testuar 246 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Vijon pozitiviteti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore.


4 raste të reja, 161 persona aktivë – Në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë, mes të cilave një grua shtatzanë. Ndërsa të shëruar janë 6 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër.

21 pacientë në spitale – Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11,048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

COVID-19 – Statistika (13 Maj 2020)
Testime të kryera 11578
Raste pozitive 876
Raste të shëruara 682
Raste Aktive 163
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 70
Krujë 49
Shkodër 16
Kamëz 12
Fier 5
Berat 3
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Durrës 1
Korçë 1

Apeli për qytetarët – Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas