Aktualitet

Lajmi i Fundit/ Përfshihet nga flakët banesa në ‘Don Bosko’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:01 - 21/06/20 |
mapo.al

Zjarri ka përfshirë një banesë në ‘Don Bosko’ këtë pasdite. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e fundit të banesës në pronësi të 60-vjeçarit M.Ç.


Policia, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, informon se nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Burime nga vendngjarja raportojnë se zjarrëfikësja po punon për shuarjen e flakëve.


Tiranë/Informacion paraprak


Më datë 21.06.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Don Bosko”, ka rënë zjarr në katin e fundit të baneses në pronësi të shtetasit M.Ç., 60 vjeç, ku nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm deme materiale.


Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas