Aktualitet

I prekur nga koronavirusi, përkeqësohet gjendja e Alimadhit, me urgjencë te Infektivi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:36 - 27/03/20 |
mapo.al

Deputeti i Parlamentit shqiptar, Adriatik Alimadhi është dërguar para pak në spitalin Infektiv të QSUTR, pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.


Dërgimi në spital erdhi pasi më herët sot, ai njoftoi përmes rrjeteve sociale se ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus dhe gjendej në shtrat nën izolim shtëpiak.


Alimadhi tha se më datë 24 mars, 3 ditë më parë, ka marrë përgjigjen e testit që e nxori pozitiv me COVID-19. Alimadhi pohoi se është infektuar edhe bashkëshortja e tij nga koronavirusi.



Në statusin e tij ku njoftoi dhe se ishte pozitiv, Alimadhi akuzonte kryeministrin Edi Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.


Ndër të tjera, deputeti kërkon llogari se përse nuk është interesuar askush për të afërmit e tij, të cilët kanë qenë në kontakt me të dhe deri më tani nuk është interesuar askush për gjendjen.

Lexo edhe :  60-vjeçari kurohej prej 10 ditësh, 5 vetëvrasje në spitalet COVID në pak muaj

Ai hodhi akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama se po bën show dhe propagandë, ndërsa shëndeti i qytetarëve është në rrezik.

LEXO EDHE:

Deputeti Adriatik Alimadhi dhe bashkëshortja e tij preken nga koronavirusi

Pozitiv me COVID-19/ Alimadhi shpërthen në akuza ndaj Ramës: Për ty do ishim të vdekur


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas