Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, 40-vjeçari i shpëton plumbave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:24 - 01/12/20 |
mapo.al

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonë e Lezhës. “Mapo” mëson se i lënduar ka mbetur një 40-vjeçar, me inicialet A.D.






Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Sipas policisë 40-vjeçari është qëlluar me armë në krah dhe ndodhet në rrezik për jetën. Ai i ka shpëtuar plumbave për momentin, por është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës.


Plagosja ka ndodhur në autostradën Lezhë-Milot, pranë një lokali.





Lezhë/Informacion paraprak



Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.



Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Lexo edhe :  Basha në Lezhë: Premtuam një të ardhme më të mirë, këtë do ta arrijmë së bashku

 

1


Etiketa: ,

Pas