Të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhamllikut, pranë rrugës “Niket Dardani”. Dy persona mësohet se kanë mbetur të plagosur.
Burimet theksojnë se gjithçka ka nisur pas një sherri të momentit. Konflikti që ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, ka qenë mes një grupi të rinjsh. Të paqarta mbeten rrethanat e ngjarjes.
Dy të plagosurit janë tranasportuar me urgjencë drejt QSUT, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.