Aktualitet

Maliq/ Arrestohen babë e bir, plagosën me mjet prerës një person





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:50 - 01/05/20 |
mapo.al

Një person u plagos me mjetë prerës pasditen e sotme në Maliq.


Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrëmbec, ku Artan Hajredini së bashku me të birin janë konfliktuar me Juli Torren dhe më pas e kanë goditur këtë të fundit me gërshërë në pjesën e barkut.


Juli Torre është transportuar drejt spitalit për mjekim nga ku mësohet se ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka shoqëruar në komisariat babë e bir të dyshuar për plagosjen.


Mësohet se i plagosuri dhe autorët janë të tre pjesë e komunitetit egjiptian.


Etiketa: , , ,

Pas