Kryesore

Preket nga koronavirusi shefja e ISHP, Silva Bino, shtrohet në spital








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:05 - 28/09/20 |
mapo.al

Infektohet me koronavirus, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.


Lajmi konfirmohet nga burime për Gazetën MAPO pranë Ministrisë së Shëndetësisë.


Mësohet se Bino është shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv të QSUT, ndërsa gjendja e saj paraqitet e stabilizuar. Vetë ministrja e Shëndetësë Ogerta Manastirliu njoftoi në rrjetet pozitive se Bino ka rezultuar pozitive ka testimi, por ndodhet në gjendje të mirë shëndëtësore.




132 raste të reja u konfirmuan sot me COVID-19 në vendin tonë. Numri total i të prekurve arrin në 13 391. 95 qytetarë u shëruan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e atyre që kanë mposhtur koronavirusin në 7629.


Ndërsa Humbje jete 380 qytetarë kanë ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve të rënduara nga virusi i rrezikshëm. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.

Rastet aktive me sëmundjen të cilët po trajtohen në shtëpi apo spital janë 5382.


Etiketa: , , ,

Pas