Kryesore

PS: I qëndrojmë marrëveshjes me PD, Kodi Zgjedhor votohet në 23 korrik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:47 - 09/07/20 |
mapo.al

Mazhoranca i përgjigjet opozitës lidhur me çështjen e marrëveshjes për Kodin Zgjedhor, pas ngërçit të krijuar së fundmi lidhur me propozimet e opozitës parlamentare për ndryshime Kushtetuese, të mbështetura edhe nga kryeministri Edi Rama.


PD sqaroi më herët se marrëveshja e arritur do shkonte drejt prishjes nëse do të kishte veprime të njëanshme të cilat mund të minonin kompromisin e 5 qershorit.


Pas seancës së sotme të Kuvendit e cila u shoqërua me debate mes PS dhe deputetëve të opozitës parlamentare, socialistët zhvilluan mbledhjen e grupit parlamentar.


Burime në këtë mbledhje pohojnë se “Partia Socialiste i qëndron vendimit për të zbatuar marrëveshjen me opozitën nënshkruar me parë”, duke mos lëvizur kështu nga pakti i arritur mbrëmjen e 5 qershorit në tryezën e Këshillit Politik mes PS, PD dhe LSI.


E pranishme në këtë tryezë ka qenë edhe Rudina Hajdari, deputete e opozitës së re në Kuvend, por ajo nuk është pajtuar me këtë marrëveshje.

Po kështu është dhënë edhe një datë për votimin e Kodit të ri Zgjedhor në Kuvend, votim i cili sipas mazhorancës duhet të bëhet seancën e 23 korrikut.

“Me plotësimin e afateve sipas procedurës parlamentare do prezantohet në kohë në komisionin e Ligjeve. Në datën 23 Korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes. Ndërkohë, respektojmë vendimin e opozitës parlamentare në kërkesat e saj për përmirësimin e Reformës Zgjedhore në Shqipëri”, mësohet të jetë shprehur kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, në mbledhjen me deputetët.

Ndërkohë, kërkesat e opozitës parlamentare për ndryshime Kushtetuese, do të diskutohen nesër (e premte) në këshillin e legjislacionit.

Gjatë debateve sot në Kuvend, socialisti Balla i bëri një propozim opozitës parlamentare, duke i kërkuar që të votojë Kodin Zgjedhor, dhe pas këtij momenti, tha se mazhoranca do të marrë në shqyrtim kërkesën për listat e hapura. Por propozimi i  Ballës u hodh poshtë nga deputeti Myslim Murrizi, ndërsa pas këtij momenti opozita parlamentar braktisi Kuvendin, duke akuzuar mazhoranacën se po tenton të trafikojë vota për të miratuar Reformën Zgjedhore.

LEXO EDHE: 

Balla-opozitës parlamentare: Votoni ndryshimet në Kodin Zgjedhor, t’ju japim listat e hapura

Përplasje për “Zgjedhoren”/ Opozita braktis sërish Kuvendin, Murrizi: T’i harroni 84 votat

“Zgjedhorja”/ PD i përgjigjet Ramës: Marrëveshja shkon drejt prishjes, nëse do ketë veprime të njëanshme


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas