Një 63-vjeçar ka vdekur mesditën e sotme te “Fusha e Aviacionit” në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim.
63-vjeçari me inicialet M.P, ishte duke punuar në pallatin që po ndërtohej, kur ka rënë nga lartësia. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, tek “Fusha e Aviacionit”, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim punëtori shtetasi M.P., 63 vjeç, ku mjekët e ambulancës konfirmojnë se ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.