Kronika

Qëllohen me armë zjarri dy persona në Kurbin, policia jep detajet e para





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:53 - 17/05/20 |
mapo.al

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Mamurras, të Kurbinit.


Mësohet se të plagosur kanë mbetur dy persona dy persona të moshës 21-vjeçare, K.L. dhe E.Z., të dy banues në Mamurras


Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumes, në Tiranë.


Blutë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, konkretisht E.N, 22 vjeç. Vijon puna për arrestimin e tij. Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.


Njoftimi i Policisë

Kurbin

Plagosen me armë zjarri dy të rinj, Policia zbardh menjeherë ngjarjen, identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Rreth orës 22:05, në afërsi të Mamurrasit, Kurbin, në një rrugë rurale, në rrethana ende të paqarta mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit K.L. dhe E.Z., të dy 21 vjeç, banues në Mamurras, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, konkretisht shtetasi E.N, 22 vjeç.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 


Etiketa: , ,

Pas