Qëllohet me breshëri plumbash një kompleks luksoz në Maminas. Raportohet se kompleksi është në pronësi të Eugert Lazaj.
Ky i fundit u vetëvra në një kompleks vilash në Farkë pak muaj më parë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orën 04.05 të mëngjesit të sotëm.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur hetimet. Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.
Eugert Lazaj, bosi i kompleksit “Adorions Palace” u gjet i vrarë në një kompleks vilash në Farkë. Pas ekspertizës, rezultoi se ai është vrarë me një plumb të qitur nga pistoleta tip ‘Glock’.
Arma e gjetur pranë trupit të Lazajt, është e njëjta që u përdor në masakrën e dy viteve më parë në ish-bllok. Kjo pistoletë është përdorur në masakrën e 4 tetorit 2018, në lokalin “Monopol” në ish-bllok që administrohet nga Redi Popesku.
LEXO EDHE:
Tiranë – Vetëvritet brenda në vilë biznesmeni 37-vjeçar, pronar i “Adorions Palace”